Liburn Aliu, ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka paralajmëruar jetësimin e projektit i cili do të na lidhte me Luginën e Preshevës, shkruan Fol Drejt.
Në një konferencë për media Ministri Aliu tha se kyçja nga Prishtina përmes Gjilanit, në Dheun e Bardhë dhe në Korridorin 10 përmes Bujanocit, është prioritet i kësaj qeverie. Sipas tij, punët janë duke u kryer me intensitet të shtuar në autostradën e Gjilanit. “Por nuk dua të premtojë” se a do të përfundojnë këtë vit, apo vitin tjetër, ka thënë ai.
“Me të arritur përfundimin e pjesës së autostradës deri në Gjilan, do të vazhdojmë menjëherë me fillimin e projektit dhe analizën për të filluar me procedura të shpronësimit dhe me realizim të projektit deri te Dheu i Bardh. Kyçja nga Prishtina përmes Gjilanit, në Dheun e Bardh dhe në Korridorin 10 përmes Bujanocit, është prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Aliu.
Ai është pyetur edhe për projektet e tjera si ai Prishtinë – Pejë, për të cilin ka thënë se është në procedurë të prokurimit dhe atë të menaxhimit të mbeturinave.
Gjendja, sipas tij, është e rëndë për shkak të ekzistencës së deponive të shumta ilegale. Ai ka thënë se aktualisht janë në proces të zgjerimit të deponive aktuale, meqë ato janë pranë kolapsit të plotë./FolDrejt/