La Liga ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku konfirmon se pesë lojtarë në dy nivelet më të larta të futbollit spanjoll kanë testuar pozitiv për Covid 19.
La Liga deklaroi se pas testimit të përhapur të detyrueshëm të lojtarëve dhe stafit thelbësor të klubit javën e kaluar, pesë lojtarë tani do të hyjnë në izolim përpara rivlerësimit të javës tjetër.
Pesë lojtarët aktualisht janë asimptomatikë, dhe në fazat e fundit të virusit.
Protokolli i Ligës thotë se çdo lojtar që ka testuar pozitiv, duhet të regjistrojë dy teste negative, përpara se të kthehet në stërvitje në klubet e tyre.
Deklarata nuk ka dhënë detaje se cilët lojtar ose klube janë pozitiv.
Tre lojtarë tashmë janë konfirmuar si pozitivë për virusin ditët e fundit, përfshirë Renan Lodi të Atletico Madrid, portierin e Athletic Bilbao Alex Remiro dhe mesfushorin e Granada Yangel Herrera.
Klubet pritet të vazhdojnë me programet e trajnimit individual për dhjetë ditët e ardhshme, përpara se të kalojnë në grupe të vogla dhe seanca të plota para fundit të majit.