Labinot Tahiri udhëtoi në Shqipëri për fundjavë.
Këngëtari publikoi një fotografi bashkë me gruan dhe tre fëmijët, teksa po merrnin rreze dielli në plazhin e Durrësit.
Në mbishkrimin që ia la fotos, Labi tha se në Shqipëri nuk paska bllokim të jetës qytetare dhe të gjithë qenkan të lumtur.
“Këtu nuk paska bllokim të jetës së qytetarëve!
E gjithë Shqipnia qenka HAPPY🤝🤝 Ishalla po behet mirë edhe në Kosovë, se shumë ja humbën lezetin jetës së qytarëve!
Kush si vet si janë e si i kanê hallet e tyre dhe si do ta bëjnë jetën ne te ardhmen.
Ishalla po mbushemi ndonjehere mend si popull!
Labi FKSH
DURRËS QERSHOR 2020🕊🌹🕊”, janë fjalët e Labit.
Kujtojmë se Labinot Tahiri së fundi ka dhuruar donacion për 8 studentët kosovarë që kanë mbetur të izoluar në Egjipt, për shkak të pandemisë.