Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, vazhdon të jetë shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore të shumta.
Rreth dy vite më parë, ai kishte hequr dorë nga mbrëmjet e tij muzikore jashtë kufijve, për t’u solidarizuar me shqiptarët e Kosovës që ende s’kanë viza.
Aso kohe këngëtari ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, me çka lobonte më shumë rreth ngritjes së çështjes së liberalizimit në institucionet shtetërore.
Por mesa duket, së fundmi ai ka vendosur që ta thyejë këtë qëndrim që ia kishte vendosur vetes, pasi tashmë Labi po mban koncerte edhe jashtë vendit.
Këtë gjë e ka konfirmuar përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory, ku shihej me valixhe duke u bërë gati për të udhëtuar drejt Belgjikës.
“Rrugës për Danimarkë. Mbrëmje muzikore live”, shkroi këngëtari Tahiri në mbishkrimin e një prej imazheve.
Labi ndërkohë vazhdon të jetë aktiv edhe në aspektin e prurjeve të këngëve të reja, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku i tij.