Konrad Laimer i është përgjigjur thashethemeve që sugjerojnë se ai mund të bashkohet me Bayern Munich sezonin e ardhshëm, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori ka qenë në radarin e gjigantëve evropianë dhe Bayern aktualisht konsiderohet si favorit për të nënshkruar me të.
“Asgjë nuk është vendosur dhe asgjë nuk përjashtohet”, tha ai për Kicker.
Kur u pyet për zgjatjen e qëndrimit të tij me Leipzig, ai shpjegoi se “nuk ka bisedime për këtë, të paktën për momentin”. /FolDrejt/