Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë sot Prishtinën dhe Beogradin.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se qëllim i vizitës është të eksplorohen opsionet për përparim në dialog.
Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri nga ora 10:00.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një letre drejtuar Kurtit dhe Vuçiqit kanë bërë të ditur se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit më 18 gusht, pas tensioneve në veri, por takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje./21Media