I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se qëllimi i takimit të negociatorëve kryesorë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit javën e kaluar në Bruksel ishte sqarimi i çështjeve të mbetura të hapura dhe se bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme.
“Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes nga 27 shkurti dhe synuam të qartësojmë çështjet e mbetura të hapura. Megjithëse gjetja e një gjuhe të përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm të bënim njëfarë përparimi,” shkroi Lajçak në Facebook duke përmbledhur javën e kaluar.
Sipas tij, bisedimet do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, transmeton Fol Drejt.