I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë shkuar këtë të premte në Bruksel.
Lajçak ka bërë të ditur se delegacionet po diskutojnë në Bruksel rreth çështjeve të targave dhe se diskutimet e bëra sot sollën qartësi që potencialisht mund të sjellin rezultate.
“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të GP për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet e mundshme dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit,” ka shkruar Lajçak në Twitter.