Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, pritet që javën tjetër ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.
Ata, siç merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel, do të jenë të pranishëm këtu të hënën dhe të martën.
Vizita e tyre, sipas burimeve të REL, do t’i ketë dy qëllime kryesore: uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përcjell Fol Drejt.