Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin tha se po i koordinojnë hapat e radhës në prag të takimit të ardhshëm, raporton Fol Drejt.
“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e radhës në prag të takimit të ardhshëm.”, shkroi Lajçak në Twitter.
Lajçak shtoi se ata u pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut. /FolDrejt/