Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar në Greqi.
Lajçak në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë, transmeton Fol Drejt.
“Në margjinat e edicionit të Symi Symposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”,/FolDrejt/