I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot në Vjenë ka pasur një diskutim për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të BE-së, shkruan Fol Drejt.
“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të 🇪🇺 sonte në Vjenë.”, shkroi Lajçak në Twitter.
Lajçak falënderoi Webster Vienna Private University për organizimin, ku panelistë në diskutim ishin edhe Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart. /FolDrejt/