I dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe përfaqësuesi special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar janë takuar për të diskutuar hapat e radhës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Fol Drejt.
Lajçak shkroi në rrjetin social Twitter se së bashku me kolegun dhe mikun e tij, Eskobar kanë hartuar hapat e ardhshëm sa i përket dialogut.
“Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, përfundoi Lajçak. /FolDrejt/