Miroslav Lajçak duket që i ka rënë pishman për zgjedhjet e mbajtura së fundmi në katër komunat veriore, shkruan Fol Drejt.
Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak, në një intervistë për mediumin austriak “Kurier”, i ka cilësuar zgjedhjet e mbajtura atje si “mina tokësore”, mbi të cilët ka kaluar edhe vetë BE.
“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por, ka shumë “mina” në këtë rrugë që nuk duhet të ecim mbi to. Zgjedhjet vendore në prill ishin njëra prej tyre dhe, për fat të keq, ne ecëm sipër”, ka deklaruar Lajçak.