Miroslav Lajçak i cili po qëndron për një vizitë dy ditore në Kosovë, i ka vazhduar takimet sot me opozitën, shkruan Fol Drejt.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, së pari ka trokitur në derën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku është pritur nga kryetari, Memli Krasniqi, nënkryetarja e parë, Vlora Çitaku dhe sekretari i partisë, Bernard Nikaj.
Gjatë ditës ai pritet të realizojë takime edhe me zyrtarë të LDK-së e AAK-së.
Ditën e enjte ai takoi krerët më të lartë të shtetit, Presidenten e Republikës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Në fokus të bisedave ka qenë plani i zbatimit i Propozimit evropian për stabilizimin e raporteve Kosovë – Serbi./FolDrejt/