Emërimi i Miroslav Lajcak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ishte pritur mirë para dy viteve në Prishtinë.
Që nga ajo kohë diplomati sllovak, u pa të ketë ndryshuar qasje në total.
Tani ai, flet për integritetin e Kosovës, kushtetutshmërinë e saj e thotë se dialogu me Beogradin në asnjë formë nuk është për statusin e shtetit kosovar.
Njohësja e procesit të dialogut, Donika Emini, thotë se arsye për këtë ndryshim të Lajçak është ndikimi që e ka te ai dhe te krejt BE-ja, emisari amerikan Gabriel Escobar.
Dyshja euro-amerikane për tre ditë qëndruan në Kosovë.
Në këtë vizitë jo por në një debat të mbajtur vitin e kaluar, i dërguari i posaçëm kishte thënë se ujdia finale me Serbinë do i jepte atij arsye të fortë për të shkuar në Sllovaki e të kërkoj njohjen e Kosovës.
Sllovakia, bashkë me Spanjën, Greqinë, Qipron, e Rumaninë janë pesë shteteve anëtare të BE-së, që nuk e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Mandati aktual që e ka si i dërguar i posaçëm për dialogun dhe çështjet tjera në Ballkanin Perëndimor, Lajçakut i përfundon në gusht të këtij viti.