Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka udhëtuar Londër.
Në një shkrim në Twitter, bëri të ditur se ka takuar ministrin britanik për Europë, James Cleverly, emisari për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ekspertët britanikë për politikën e jashtme.
Lajçak tha se tani më shumë se kurrë është e rëndësishme mbështetja e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
“Sapo përfundova vizitën time në Londër. Pati diskutime shumë thelbësore dhe të detajuara me Ministrin për Evropë James Cleverl, i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar Sir Stuart Peach dhe ekspertët. Mbështetja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe tani është më e rëndësishme se kurrë”, shkroi Lajçak.
Lidhur me këtë Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.
Ky qëndrim u shpreh të hënën nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, pasi 19 anëtarë të Kongresit amerikan i kërkuan administratës së Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj realizimit të integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Departamenti i Shtetit./FolDrejt/