Sipas tij, takimet e kryenegociatroëve po bëhen për të përgatitur takimin e tretë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, sipas Lajçak, një takim Kurti-Vuçiq mund të ndodhë vetëm kur dy liderët mund të pajtohen për diçka.
Lajçak tha se dialogu është platforma e vetme ku Kosova dhe Serbia trajtohen si të barabarta.
Ai foli edhe për refuzimin e propozimit të Quint-it nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, por edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Jo, nuk po e vendos procesin në akull – të paktën kështu shpresoj. Por, sigurisht, ne kemi qenë të përfshirë në përpjekjet për të lehtësuar një marrëveshje për zgjedhjet, sepse çfarëdo vendimi që do të merrej, do të kishte ndikim në situatën në terren. Për mua, si ndërmjetësues [i dialogut], është jashtëzakonisht e rëndësishme që atmosfera të mbetet konstruktive, në mënyrë që ne t’i vazhdojmë takimet tona dhe të kemi dy palë të gatshme për të rënë dakord për gjërat”.
“Pra, ka pasur një përpjekje – të udhëhequr nga Quint-i dhe me përfshirje aktive të Bashkimit Evropian për gati dy muaj – për të gjetur një formulë që do t’i akomodonte ndjeshmëritë e të dyja palëve. Por, në fund, propozimi i Quint-it nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës. Pra, nuk ka marrëveshje dhe nuk do të ketë zgjedhje [serbe] në territorin e Kosovës”, tha Lajçak për REL.