Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryediplomatin Ivan Korcok, me të cilin kanë biseduar për çështjen e negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak thotë se e ka falënderuar për vëmendjen e Sllovakisë dhe për përkushtimin ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Është veçanërisht e rëndësishme tani”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, Sllovakia është një nga shtetet e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.