Mirosllav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun, pritet ta vizitojë Prishtinën ditën e martë, shkruan Fol Drejt.
Për këtë ka njoftuar Presidenca e Republikës së Kosovës. Sipas kësaj njoftimit zyrtar, takimi mes Vjosa Osmanit dhe Lajçakut do të zhvillohet pasdite.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thotë njoftim.
Veç Lajçakut, po ashtu bëhet e ditur se Kosovën do ta vizitojnë edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte si dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel.
“Në orën 08:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel”, ka thënë njoftimi i Presidencës së Kosovës./FolDrejt/