Niveli i mosbesimit mes dy palëve është më i lartë se kurrë më parë, tensionet janë ende të larta, por është e rëndësishme që liderët në Beograd dhe Prishtinë të fillojnë të krijojnë një atmosferë të përshtatshme për bisedime produktive për normalizimin e marrëdhënieve, tha përfaqësuesi i Bashkimi Evropian për Dialog Miroslav Lajçak.
Ai tha për Politiko se ajo që është me të vërtetë e rëndësishme tani është të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë të re. “Aktualisht, ne kemi një strukturë shumë të mirë: kemi vëmendjen e liderëve kryesorë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë mes Amerikës dhe BE-së, kështu që kjo është një mundësi ideale për të zgjidhur situatën, diku deri Dhjetor 2023 ose fillimi i 2024”, tha Lajçak./FolDrejt/