I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Mitrovicë tha se nuk e ka në plan ta vizitojë Urën e Ibrit, ani se thotë se hapja e kësaj ure është në agjendën e dialogut të Brukselit.
Ai tha se me zyrtarët serbë ka biseduar pë situatën e përgjithshme në Kosovë dhe i ka marrë përshtypjet e tyre.
Pas kësaj, Lajçak pritet që t’i vizitojë pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak prej nga do të udhëtojë në Serbi, ku në ora 19:00 pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Emisari evropian gjatë vizitës së tij treditore në Kosovës është takuar me krerët institucionalë, si dhe me liderët opozitarë.
Paraditen e sotme e ka mbajtur edhe një konferencë për media ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshjen për targa, si dhe ka paralajmëruar se mund të ketë marrëveshje të reja Kosovë-Serbi./KlanKosova/