Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha se nuk është realiste të ulen kriteret për pranimin e Bosnje dhe Hercegovinës në BE, duke theksuar se anëtarësimi në union nuk është vetëm një vendim politik, por edhe një vendim i bazuar në përmbushjen të standardeve të caktuara, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
“Unë e shoh zgjidhjen në Bosnje dhe Hercegovinë dhe vendet e tjera që aplikojnë për anëtarësim të jenë gjithnjë e më të pranishme në BE, megjithëse nuk do të merrnin pjesë në vendimmarrje. Të jenë të pranishëm në bisedime dhe se të gjithë janë mësuar me praninë e tyre dhe se tregu i përbashkët i BE-së është i hapur”, tha Lajçak dhe tha se kjo de fakto do t’i futë të gjitha vendet kandidate në hapësirën evropiane.
Duke komentuar idenë e “Ballkanit të Hapur”, Lajçak tha se gjithçka që vjen me origjinë nga rajoni është e mirë.
“Është e rëndësishme që të jetë gjithëpërfshirëse, të mos përjashtojë askënd nga procesi dhe të çojë drejt BE-së, të ndërtohet mbi vlerat evropiane”, theksoi Lajçak për “Veçernji list” të Zagrebit. /FolDrejt/