Një hap të madh të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian po e sheh të realizueshëm Miroslav Lajçak.
Emisari për dialogun tha se me arritjen e marrëveshjes më Serbinë, Kosova merr statusin e vendit kandidat për hyrje në BE, transmeton klankosova.tv.
“Pa dyshim për Kosovën suksesi në dialog do të thotë të bëhet vend kandidat dhe çdo gjë që vjen me këtë. Kosova që nga nisja e dialogut ka parë një numër të rezultateve konkrete. Po përmendi bashkëpunimin rajonal ku Kosova prezenton veten. Pastaj mbledhja e taksave, liria e lëvizjes, integrimi i policisë dhe gjyqësorit nga veriu. Ka edhe shembuj tjerë”, tha Lajçak gjatë një debati online të martën .
Kosova po thuajse është vendi i vetëm nga gjashtë që e përbëjnë rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka marr statusin e vendit kandidat për antarësim në Union.
Njohësja e integrimeve evropiane Jehona Lushaku-Sadriu thotë se pa pranimin e shtetit të Kosovës nga gjitha vendet anëtare të BE-së sigurimi i statusit të vendit kandidat do jetë i zorshëm.
Nga 27 vende anëtarë të Unionit pesë prej tyre nuk e pranojnë pavarësinë kosovare.
Bëhet fjalë për Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë.