Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në vijim të takimit të djeshëm të Dialogut tha se është takuar me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimin, ku është theksuar se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet, raporton Fol Drejt.
“Në vijim të takimit të djeshëm të Dialogut me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin. Mezi pres vizitën time në Kosovë së shpejti për të diskutuar modalitetet e zbatimit.”, shkroi Lajçak në Twitter.
Ai shtoi se në takim është theksuar rëndësia e marrëveshjes për aneksin e zbatimit për të garantuar se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet. /FolDrejt/