Miroslav Lajçak, që mban pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit rreth dy orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë di më shumë për pritjet e Kosovës, për implementimin e marrëveshjes me Serbinë.
Sipas Lajçakut, qëllimi kryesor është finalizimi i marrëveshjes dhe finalizimi i rrugës për implementim, transmeton Fol Drejt.
“Takimet ende po vazhdojnë. Unë fola me Kurtin dhe tani di më shumë për pritjet e Kosovës, për implementimin. Fokusi është tek finalizimin, i cili është hapi i dytë, dhe hapi i tretë është normalizimi i marrëdhënieve, por tani të fokusohemi në hapin e dytë, dhe ne do të arrijmë atje, do ta diskutojmë këtë në Ohrid, por natyrisht se qëllimi kryesor është finalizimi i marrëveshjes dhe finalizimi i rrugës për implementim”, ka thënë Lajçaku./FolDrejt/