Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, kryeministri Albin Kurti zhvilloi takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka dhënë versionin e tij për atë se çfarë u diskutua në takim.
Patëm një diskutim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në margjinat e Forumit të Delfit. Diskutuam për çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në lidhje me Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Koha për progres është tani”, ka shkruar Lajçak.
Nga ana tjetër Kryeministria ka njoftuar se Kurti në Takim me Lajçakun theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor e të balancuar.
“Kurti ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit./Telegrafi/