Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se është e nevojshme që urgjentisht të gjendet një zgjidhje politike dhe se dhuna nuk është e pranueshme.
“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në Forumin Global të Sigurisë. Gjatë takimeve dhe bisedave të mia të shumta kam diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për tensionet dhe përshkallëzimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike. Dhuna nuk është e pranueshme.”, shkroi Lajçak në Twitter. /FolDrejt/