Miroslav Lajçak emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas takimit që pati sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak përmes një potimi në twitter, tregoi se çka u diskutua gjatë atij takimi.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe planifikimi ynë për hapat e ardhshëm u shfaqën në mënyrë të dukshme në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Ne e shfrytëzuam takimin tonë edhe për të diskutuar situatën në veri të Kosovës dhe energjinë”, ka shkruar Lajçak në twitter./FolDrejt/