Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier janë takuar edhe me Listën Serbe, raporton Fol Drejt.
Lajçak tha se ua kanë bërë të ditur se është e nevojshme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.
“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.”, shkroi Lajçak në Twitter. /FolDrejt/