I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar sot me nënsekretaren e Shtetit të ShBA-ve, Victoria Nuland, me të cilën ka diskutuar mbi situatë në veri të Kosovës, raporton Fol Drejt.
Lajçak tha se kanë ndarë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes nga kriza.
“Pata një bisedë shumë të mirë me nënsekretaren e Shtetit, Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes.”, shkroi Lajçak në Twitter.
Ai tha se kanë rënë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. /FolDrejt/