Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë takuar liderët opozitarë, raporton Fol Drejt.
Lajçak tha se ia ka bërë të ditur opozitës se kriza në veri ka dëmtuar reputacionit ndërkombëtar të Kosovës dhe ka kërkuar prej tyre që të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet.
“Së bashku me Escobarin dhe Hovenierin ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet.”, shkroi Lajçak në Twitter. /FolDrejt/