Ka përfunduar edhe takimi i dytë Lajçak-Vuçiq, pas të cilit emisari evropian tha se tani që ka marrë reagime nga të dyja palët, do të finalizohen përgatitjet për takimit të së shtunës në Ohër, shkruan Fol Drejt.
“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin Vuçiq për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së.”, shkroi Lajçak në Twitter.
Ai shtoi se pasi ka marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizohen përgatitjet përpara takimit në Ohër të shtunën. /FolDrejt/