Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot i ka dhënë fund vizitës së tij treditore në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme ai pritet të fluturojë për në Beograd, ku edhe do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe liderët opozitar serb, transmeton Fol Drejt.
Në një konferencë për mediat kosovare, Lajçak tha se do të përpiqet që të angazhojë në një takim të përbashkët kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, para pushimeve verore të BE-së.
“Vizita ime si çdoherë ishte politike dhe kam pasur mundësi të takohem me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, me të cilët kemi pasur diskutime të gjata sa i përket situatës aktuale me dialogun dhe gjithashtu hapat e ardhshëm. Siç e dini jemi nikoqir të takimit të kryenegociatorëve rregullisht çdo muaj dhe takimi i radhës do të jetë në korrik. Gjithashtu po punojmë që t’i takojmë Kurtin dhe Vuçiqin, kjo do të dëshiroja të ndodhë para pushimeve verore të BE-së”/FolDrejt/