Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do ta takojë në New York presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol, përcjell Fol Drejt.
Vuçiq e kryeson delegacionin serb në sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Takimi Lajçak-Vuçiq do të zhvillohet pasi që dështuan bisedimet e së enjtes në Bruksel.