Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj, të cilit i ka ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Fol Drejt.
“Pata një takim të shkëlqyer me Zëvendëskryeministrin Marichikj. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj.”, shkroi Lajçak në Twitter.
Lajçak theksoi se ata kanë diskutuar edhe çështje tjera thelbësore për të ardhmen Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. /FolDrejt/