Pas vizitës pa paralajmërin që bëri në Kosovë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin serb Vuçiq.
Gjatë këtij takimi pritet që energjetika, çështja e targave dhe dialogu në Bruksel mes Kosovës e Serbisë të jenë pjesë e diskutimit mes dyshes Lajçak-Vuçiq./FolDrejt/