Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se takimi i nesërm në Bruksel, në kuadër të dialogut, do të jetë veçanërisht i rëndësishëm.
Duke përmbledhur javën e kaluar në Facebook, Lajçak deklaroi se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Delphi, për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 2 maj, të cilat, siç theksoi, do të jenë veçanërisht të rëndësishme.
Lajçak kujtoi se në Delphi është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe se e ka njoftuar për ngjarjet e fundit në dialog, si dhe me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach./FolDrejt/