Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur në takim në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Serbi këtë vit dhe hera e fundit që ai ishte në Beograd ishte në nëntor të vitit të kaluar.
Lajçak pritet që nesër ta vizitojë Kosovën.
Vizita e tij vjen pak ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së euroja do të jetë valuta e vetme për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë.