I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim në Uashington me zëvendës këshilltarin e parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Feiner dhe drejtoreshën e lartë për Europën Amanda Slott.
“Një takim shumë i dobishëm me Zëvendës Këshilltarin e Parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jon Finer dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Sloat, për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për deeskalimin dhe përparimin në dialog të mbështetur nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter.