Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një panel diskutimi në Delphi, ka thënë se zbatimi i suksesshëm i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe Aneksit të 18 marsit është i rëndësishëm për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit, shkruan Fol Drejt.
“Në një panel diskutimi për Dialogun dhe integrimin evropian në Delphi Forum, theksova rëndësinë e zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe Aneksit të 18 marsit për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.”, shkroi Lajçak në Twitter. /FolDrejt/