Miroslav Lajçak, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit me kryeministrin e Republikës Kosovës, Albin Kurtin, në Prishtinë, është takuar me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën.
Pas takimit të tij me Bedri Hamzën ai ka ecur në këmbë në urën e Ibrit, ku ppritet të takohet me përfaqësues serbë të shoqërisë civile. Sa ishte në Prishtinë ai është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e BE-së mbi modelin kroat për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka thënë ai, transmeton Fol Drejt.