Bundesrati sapo ka votuar me shumicë PRO njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Gjermani. Sipas saj, vendimi për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve, u mbështet me shumicë votash PRO.
“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Ministrit Xhelal Sfeçla, në rrugë të njëjtë është edhe Kanadaja.