Fabrizio Romano ka raportuar se futbollisti i Barcelonës, Ansu Fati është lënduar gjatë stërvitjeve me klubin, shkruan Fol Drejt.
“LAJME: Lajm i keq për Barçën pasi deklarata e klubit zbulon Ansu Fati “pësoi një kontuzion në gjurin e majtë gjatë seancës stërvitore”, shkroi Romano në Facebook.
Romano shtoi se klubi blaugrana ka deklaruar që Ansu Fati është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij. /FolDrejt/