Spanjolli Rafael Nadal, pronar i një rekord prej 22 titujsh Grand Slam, zbuloi detaje të reja në lidhje me dëmtimin në ijë të majtë që pësoi gjatë ndeshjes së tij në raundin e dytë të Australian Open me Mackenzie McDonald.
Tenisti tridhjetë e gjashtë vjeçar ka theksuar pas ekzaminimit në Barcelonë se është konfirmuar diagnoza nga Melburni.
“Sot isha në klinikën e tenisit në Barcelonë ku bëra disa analiza. Rezultatet nga Melburni u konfirmuan dhe kohët e rikuperimit mbetën të njëjta. Janë vendosur metodat e trajtimit. Brenda tre javësh do të bëjmë teste të reja për të parë progresin”, tha Nadal në rrjetet sociale.
Kujtojmë se mjekët në Australi parashikuan që Rafa do të kishte një pushim prej gjashtë javësh deri në dy muaj.
Spanjolli u mund 6:4, 6:4, 7:5 në raundin e dytë të Australian Open./FolDrejt/