Dy fëmijët nga Ferizaj për të cilët u raportua se janë zhdukur, janë kthyer në shtëpi, shkruan Fol Drejt.
Kanun Veseli nga Policia e Kosovës, e ka konfirmuar për Telegrafin.
“Ju njoftojmë se mbrëmë rreth orës 21:30 në stacion të policisë nëna e këtyre dy fëmijëve ka njoftuar se janë kthyer në shtëpi dy fëmijët e saj që i kishte raportuar si të zhdukur”, tha ai.
Përndryshe rastin në polici për zhdukjen e fëmijëve, e kishte raportuar vetë nëna e tyre./FolDrejt/