Memli Krasniqi e ka quajtur lajm të mirë lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat speciale policore e ushtarake serbe në territorin e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se lirimi i tre policëve “nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë.”
Ai ka falënderuar ndërkombëtarët, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.
Krasniqi më tej ka kërkuar angazhim në shtensionimin e situatës në veri:
Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë.
Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.
Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike./FolDrejt/