Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, ka marr vendim që të hënën e ardhshme të diskutohet edhe për Ligjin e Pagave, transmeton Fol Drejt.
Nga mbledhja e kryesisë u vendos që seanca të mbahet më 13 dhjetor, me fillim nga ora 11:00.
Kështu ka bërë të ditur Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në anën tjetër Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e vlerësoi këtë vendim të kryesisë.
“Në këtë seancë do të diskutohet një çështje shumë e rëndësishme, atë të Pagave në sektorin publik. Mendoj që ky debat po vjen në kohë të duhur” – tha Tahiri ndër të tjera.
Sipas tij, ky diskutim po vjen në një moment të duhur “para miratimit të buxhetit që do të ndodh më 22 dhjetor dhe shpresojmë që ky debat përmes një rezolute që ne do ta ngrisim përmes amandamentit që ne kemi bërë për pagat në sektorin publik, të realizohet dhe me 22 të buxhetohet Ligji i Pagave, në mënyrë që më së largu deri më 1 mars të hyjë në funksion Ligji që rregullon pagat në sektorin publik.”
Ligji i Pagave është diskutuar gjatë në opinion publik, ndërsa shumë sindikata e kanë kritikuar për standardet të cilat i parasheh ai ligj./FolDrejt/