“Nis të zbatohet programi kombëtar për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, me ofrimin e analizën falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, pranë qendrave shëndetësore në vend”, theksoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj sot në Kuvend.
Manastirliu u shpreh se, ky program kombëtar, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, është i rëndësishëm për parandalimin e një sëmundje vdekjeprurëse për gratë, siç është kanceri i qafës së mitrës.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu u ndal edhe tek paketat shëndetësore falas, ku veçoi paketën më të re, atë të lenteve të syrit falas.
“Ju kursejmë qytetarëve shqiptarë, kryesisht të moshuarve, rreth 1.5 milion euro, me ofrimin falas të paketës së kataraktit, apo lenteve falas, nga e cila përfitojnë rreth 2200 qytetarë në vit”, tha Manastirliu.
Janë 8100 qytetarë që përfitojnë çdo vit nga paketat shëndetësore falas për kardiologjinë, kardiokirurgjinë, nefrologjinë, etj, në shërbimin publik dhe privat.