Një i ri, 23-vjeçar, të cilin policia e raportoi sot të zhdukur, është gjetur rreth orës 14:50, transmeton Fol Drejt.
Për gjetjen e Agon Misinit njoftoi vetë policia, e cila tha se i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes.
Misini është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e mirë./FolDrejt/
Zhduket i riu nga komuna e Shtimes, policia e familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve